Në Prekaz të Epërm disa persona u përleshën para qendrës së votimit

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Azem Bejta”, disa persona janë kacafytur para kësaj qendre.

Në Prekaz të Epërm në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Azem Bejta”, deri në ora 15:00 kanë votuar 923 persona me të drejtë vote.

Menaxheri i kësaj qendre, Jashar Jashari, ka thënë për lajmi.net se s’ka pasur parregullsi brenda qendrës së votimit, por jashtë saj disa persona janë kacafytur me njëri tjetrin.

Tutje Jashari ka thënë se në këtë qendër, votimi po vazhdon në mënyrë të qetë.

Po ashtu, siç mëson lajmi.net, krahasim me qendrat tjera në këtë pikë ka më shume vëzhgues. 

Të ngjashme