Në Prishtinë numërohen 40 % e votave, Ahmeti prin me 40 vota

Prishtinë | 19 Nën 2017 | 20:26 | Nga

Në uebfaqen zyrtare të KQZ-së janë shfaqur rezultatet pas numërimit të rreth 40 për qind të votave në Prishtinë.

Sipas rezultateve aktuale, Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes prin me vetëm rreth 40 vota para Arban Abrashit të LDK-së. 16116 vota ishin për Ahmetin, ndërsa 16071 për Abrashin.

Në përqindje, Ahmeti ka 50.07 për qind, ndërsa Abrashi ka 49.93 për qind.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Abrashi prin në Prishtinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve nga zgjedhjet e raundit të dytë për kryetar të 19 komunave që u zhvilluan sot.

Bazuar në rezultatet që janë publikuar deri më tani, në Prishtinë prin Arban Abrashi i LDK-së me 54.52 për qind të votave; ndërsa Shpend Ahmetin ka 45.48 për qind. (KLIKO PËR REZULTATET)

Ndërkohë sipas të dhënave të një “Exit Polli” të publikuar nga organizata “Gani Bobi” dhe Klan Kosova”, fitues i zgjedhjeve në kryeqytet është Shpend Ahmeti.

Këto të dhëna tregojnë që Shpend Ahmeti ia ka dalë të marrë 52.2% të votave kështu duke lënë pas kundërkandidatin e tij nga LDK-ja, Arban Abrashi, i cili ka mbledhur 47.8% të votave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme