Në Prishtinë sot marsh i qytetarëve në kujtim të tentim grusht shtetit në Turqi

Prishtinë | 15 Kor 2017 | 12:06 | Nga

Sot shënohet 1 vjetori i tentimit të grusht shtetit në Turqi, i cili ndodhi konkretisht 15 korrik të vitit 2016.

Autoritetet e këtij vendi e akuzojnë klerikun Fetulla Gylen dhe organizatën e tij FETO, si organizatorë të këtij grusht shteti.

Por përveç në Turqi aktivitete në kujtim të kësaj date, janë shënuar edhe në Kosovë.

Në qytetin e Prizrenit mbrëmë është kënduar Kuran në kujtim të 15 korrikut e po ashtu edhe një marsh i qytetarëve në qytet.

Ndërsa, për sot (e shtunë), është paralajmëruar mbajtja e një marshi të qytetarëve edhe në Prishtinë.

Me anë të njoftimit në rrjetet sociale marshi “Solidarizim për Demokracinë”, do të mbahet në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ duke filluar nga ora 17:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme