Në Prishtinë takohen ministrat e Infrastrukturës të Ballkanit me Komitetin e Transportit të BE-së, Serbia e pranishme online

Prishtinë | 18 Maj 2022 | 12:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar takimi i organizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe Komiteti i Transportit i Bashkimit Evropian, ku të ftuar janë gjashtë ministrat e Infrastrukturës nga Ballkani Perëndimor, raporton Ekonomi Online.

Të pranishme  në këtë takim janë krahas Kosovës dhe Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

E ftuar në këtë takim ministror ishte edhe Serbia, e cila nuk ka ardhur. Por, ajo do të jetë pjesë e takimit nëpërmes platformës online.

Ky takim mbahet për herë të parë në Prishtinë dhe kryesohet nga ministri Liburn Aliu.

Të ngjashme