Në QNR fillon numërimi i votave nga diaspora, zarfet nga Serbia janë duke u hetuar

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 10:14 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka filluar procesi i numërimit të 13 mijë e 500 votave me postë, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se procesi ka filluar pas vlerësimit dhe identifikimit të fletëvotimit të personit që e ka dërguar pakon.

“Ju njoftoj se në këto momente ka filluar procesi i numërimit të rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve të cilat kanë ardhur përmes postës gjatë periudhës së votimit 19 shtator – 5 tetor 2019”.

“Ky numërim fillon pas vlerësimit që i është bërë pakove me fletëvotime që kanë ardhur gjatë periudhës së votimit përmes postës. Vlerësimi, si proces, ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon, në mënyrë që fletëvotimi të aprovohet ose refuzohet”.

Elezi bëri të ditur se 2 mijë e 698 pako janë refuzuar.

“Kësisoj, gjatë periudhës së vlerësimit janë proceduar dhe vlerësuar 16 mijë e 189 pako të supozuara me fletëvotime, prej tyre 13 mijë e 491 janë aprovuar,  ndërsa 2 mijë e 698 janë refuzuar”

“Arsyet se përse janë refuzuar rreth 2 mijë e 700 persona janë si në vazhdim:  1 mijë e 74 persona që nuk kanë aplikuar në periudhën për t’u regjistruar si votues jashtë vendit; 204 aplikues të cilët janë refuzuar gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit; 62 persona të cilët janë dërguar pako me fletëvotime më shumë se një herë; 797 raste të tjera kur personat që nuk janë identifikuar që kanë dërguar fletëvotim; dhe 561 persona që nuk e kanë dëshmuar identitetin me dokumente valide të identifikimit (që kanë dërguar kopje të dokumenteve me afat të skaduar)”.

“Numërimi i të gjitha këtyre fletëvotimeve do të bëhet në 23 tavolina numërimi. Rezultati i këtij numërimi do të përditësohet kohë pas kohe në tabelën e QNR-së si dhe gjithashtu formularët që plotësohen pas këtij numërimi do të skanohen dhe publikohen në ueb faqe të KQZ-së”, tha Elezi.

I pyetur nga Ekonomia Online, se kur pritet të përfundoj procesi i numërimit të votave me postë, Elezi deklaroi rreth dy ditëve i gjithë procesi do të përfundojë.

Elezi potencoi se zarfet e ardhura nga Serbia janë duke u hetuar.

“Ato zarfe, dërgesa, janë duke u hetuar nga institucionet përkatëse për çdo gjë do t’i mbajmë të informuar”, tha Elezi.

https://www.facebook.com/ekonomiaon/videos/400130040873991

Të ngjashme