Në QNR sonte pritet të fillojë procesi i numërimit të votave me kusht

Prishtinë | 28 Shk 2021 | 19:27 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se sonte pritet numërimi i fletëvotimeve me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, raporton Ekonomia Online.

Procesi ishte paralajmëruar të nisë në orën 18:00, por është shtyrë pak për shkak të disa procedurave verifikuese.

“Aktualisht shërbimi votues është duke bërë një verifikim të të dhënave dhe pas përfundimit të tij do të mund të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, tha ai.

“Po bëjmë përpjekje që ta përmbyllim sa më shpejt këtë proces në mënyrë që të mund të nisim me numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Shpresojmë se do të arrijmë që sonte të nisim këtë numërim”, tha tutje Elezi.

Numri i zarfeve të fletëvotimeve me kusht është 31 mijë e 427, ndërsa i zarfeve të fletëvotimeve të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 766.

Të ngjashme