Në shenjë proteste Hoti lëshon sallën kur flasin deputetët e VV-së

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti është ndie i ofenduar në Kuvend dhe në shenjë proteste ka lëshuar sallën.

Ai u çua nga ulësja e tij derisa në foltore ishte deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, njofton Klan Kosova.

Pacolli ishte duke hedhur akuza në drejtim të punës 100 ditëshe të Hotit si shef ekzekutivi.

Po të njëjtën, Hoti e kishte bërë edhe pak minuta më herët derisa fjalën e kishte shefi i Pacollit në Kuvend, Rexhep Selimi.

Të ngjashme