Në shkollën “Isa Boletini” në Podujevë votuan 25% e votuesve

Podujevë | 29 Nën 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Mbarëvajtja e procesit të votimit në shkollën “Isa Boletini” në Podujevë po shkon pa asnjë parregullsi, raporton Ekonomia Online.

Fehmi Zeqiri, menaxheri i kësaj pike të vendvotimit, tha se kanë një fluks të ri të votuesve, dhe se në këtë shkollë kanë votuar gjithsej 25% e personave që kanë të drejtë vote.

“Bazuar në frekuentimin e qytetarëve kemi të bëjmë me një fluks të ri të qytetarëve kështu që kanë votuar 3300 votues që i bie 25%. Parregullsi nuk ka pasur dhe po shkon gjithçka normal. Kemi disa vështirësi mirëpo po mundoheni të krijojmë distancën aq sa po mundemi. Vendvotimet do të mbyllen në ora 19. Të gjithë qytetarët që mbeten brenda kanë të drejtën e votës”, tha Zeqiri për Ekonomia Online.

Ndryshe, gjatë ditës këtë vendvotim e ka vizituar edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj për të parë nga afër nëse po respektohen masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme