Në takimin e partive do të marrin pjesë edhe ndërkombëtarët

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 10:30 | Nga

Sot nga ora 13:00, do të mbahet takimi i dytë i krerëve të të gjitha partive politike në vend, kësaj here të thirrur nga PDK.

Në këtë takim, pritet të jenë të pranishëm vëzhgues dhe përfaqësues nga Ambasada e SHBA’së, zyra e BE-së në Prishtinë, OSBE dhe NDI.

Ky takim vjen pas atij të thirrur nga LDK, ku po tentohet të gjendet kompromisi për një unitet për temat e mëdha që e presin vendin, siç është faza e re e dialogut me Serbinë, që llogaritet si fazë e cila do të nxjerrë një marrëveshje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.Gazeta Metro mëson, se në këtë takim, do të jenë të pranishëm, si vëzhgues edhe përfaqësues nga Ambasada e SHBA’së, zyra e BE’së në Prishtinë, OSBE dhe NDI.

Në takimin e së martës që do të mbahen në sallën C 301 në Kuvendin e Kosovës, kryetari i PDK-së Kadri Veseli përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur, të ketë propozuar që të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë për Agjendën e Integrimeve Evropiane; Formimin e Ushtrisë së Kosovës, Reformën Zgjedhore, Fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe Hartimin e Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme