Në takimin me Kurtin, Stolenberg shprehu përkushtimin e misionit të NATO-s për mjedis të sigurt në Kosovë

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Roli i NATO-s në Kosovë dhe bashkëpunimi me institucionet për sigurinë në vend u diskutuan në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg vlerësoi angazhimin institucional për të garantuar sigurinë në vend dhe shprehu përkushtimin e vazhdueshëm të misionit të NATO-s për mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë.

Kurti shprehu mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për kontributin e çmuar të NATO-s në Kosovë dhe rëndësinë e KFOR-it për siguri dhe stabilitet në rajon. Ai ritheksoi përkushtimin e Kosovës për integrim në aleancën më të madhe të paqes e sigurisë në botë, NATO.

Në takimin që u zhvillua në kuadër të vizitës një ditore në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i KFOR-it, Franco Frederici dhe bashkëpunëtorë të tjerë,thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Të ngjashme