Në tubimet e partive politike morën pjesë 83 mijë qytetarë, u shpenzuan mbi 1 milion euro

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 14:54 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicion i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, ka mbajtur konferencë për medie lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore, raporton Ekonomia Online.

Arben Kelmendi nga “Demokracia në Veprim”, ka treguar në detaje për tri ditët e fundit të kësaj fushate. Ai ka thënë se PDK-ja prin me 83 aktivitete e pasuar me LDK-ja e AAK-ja.

Sipas tij, në tubimet e partive politike morën pjesë 83 mijë qytetarë.

“Sa i përket tipit të evidentuar gjatë fushatës kanë qenë tubime elektorale. PDK-ja prin me 83 aktivitete, LDK-ja me 63, AAK-ja me 28”.

“PDK-ja gjithashtu prin me tubime të pa paralajmëruar ku edhe Lista Serbe prin dukshëm me mos paralajmërime të aktiviteteve. Në tri ditët e para numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë në tubime ka qenë diku 83 mijë, por ky numër ka shkuar duke rënë”.

“Ne gjithashtu jemi munduar të nxjerrim edhe pjesëmarrjen e grave. Ku nga vëzhguesit tanë në teren është shënuar një rënie në 24 për qind. Pjesëmarrje nëpër fushata kemi pasur edhe të fëmijëve ku në 99 për qind e mbëlueshmërisë së vëzhguesve tanë, kemi vërejtur se 90 për qind e tubimeve ka pasur fëmijë”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka thënë se në ditët e fundit ka pasur ulje të përdorimit të veturave zyrtare nëpër fushata.

Shpend Emini, nga D4D-ja, ka treguar për shifrat që kanë shpenzuar partitë politike në 3 ditët e fundit të fushatës.

Shpenzimet sipas tij, gjatë fushatës janë shpenzuar mbi 1 milion euro, raporton EO.

“Edhe pse sado që partitë flasin për rritje të grave monitoruesit tanë flasin ndryshe se kemi parë që kjo pjesëmarrje e tyre është në rënie, ku folës janë në përgjithësi burrat. Ne i bëjmë thirrje partive që t’i ofrojnë hapësirë grave që t’i shpalosin programet e tyre, në mënyrë që qytetarët të vendosin”.

“Shpenzimet në total ka pasur një rënie që është normale ku pas një shifre të madhe të tri ditëve të para por që këto shpenzime presim të rritet. 504 mijë euro 1 milion që e qon në 1 milion e gjysmë duke mos llogaritur spotet në televizione”.

“Për shpenzimet e partive politike prin PDK-ja me 130 mijë euro, LDK-ja me 124 mijë, AAK-ja me 64 mijë, VV-ja me 110 mijë, ndërsa Lista Serbe me 18 mijë euro”, ka thënë Emini.

Të ngjashme