Në Zallq, deri në orën 15 votuan 22.5 % e qytetarëve

Istog | 17 Dhj 2017 | 15:28 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga 828 persona me të drejtë vote 501 kanë votuar deri në orën 15 ose 22.5%  në shkollën fillore “Avni Rrustemi” në fshatit Zallq të Istogut.

Ndihmës menaxheri, i kësaj qendre të votimit, Maxhun Osmanaj, tha se ky raund i zgjedhjeve ka sjell një fluks të madh të votueseve për dallim të raundit të kaluar.

“Në këtë vendvotim kanë të drejtë vote 828 votues, deri në këtë orë 501 kanë votuar me përqindje diku 22,5%”.

“Kësaj radhë nuk ka pas ankesa, në ora 7 ka filluar gjithçka ka shkuar me qetësi, njerëzit janë vedijësuar më çdo sjellje dhe veprim dhe janë të kënaqur në çdo aspekt, numri i votueseve po shtohet nga çasti në çast dhe gjithçka po shkon mirë”.

Osmanaj thekson se procesi është duke rrjedh normalisht, raporton Ekonomia Online. Po ashtu ai tha se nuk është paraqitur ndonjë ankesë nga votuesit nëse ka emra të familjarëve të vdekur në lista të votimit.

“Edhe herëve tjera në këtë vendvotim nuk ka pas ankesa të mëdha apo ndonjë problem që vjen për tu theksuar”.

“Materiali zgjedhor ka ardhur me kohë gjithçka ka filluar me kohë po shkon mirë po dalin njerëzit kemi prape kohë, dhashtë zoti gjithçka të shkojë mirë dhe vota e qytetarit të shkojë atu ku duhet”.

“Tri vendvotime janë dhe besojmë që çdo herë të shkojë mirë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme