Nenad Rashiqi me aktakuzë, Kurti nuk e shkarkon

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Nenad Rashiq

Nenad Rashiq ne fillim të muajit mori një post në qeveri.

Rashiq mori pozitën e këshilltarit politik të kryeministrit në detyrë Albin Kurti e po ashtu  u bë edhe  udhëheqës i zyrës për çështje të komuniteteve.

Por vetëm pas dhjetë ditësh ndaj tij u ngritë aktakuzë nga Prokuroria Speciale.

Sipas aktakuzës të cilën e posedon T7 Rashiqi si anëtar i Komitetit Qeveritar për Privatizim i ka tejkaluar kompetencat e veta ka vepruar në kundërshtim me detyrat e tij si anëtar i këtij komiteti.

Me këtë Rashiq sipas organit të akuzës dyshohet se ka kryer veprën keqpërdorim i      pozitës apo autoritetit zyrtar.

‘’Me datë 08.052013 njëzëri kanë votuar që hidrocentralet të cilat prodhojnë energji elektrike si Hidrocentrali i Lumbardhit, Hidrocentrali në Burim, Hidrocentrali I Radavcit dhe hidrocentrali “Dikance” transferohen tek KKDFE dhe më pas të privatizohen nga kompania “Limak Calik”

Po ashtu sipas akëtakuzës me këto veprime janë dëmtuar interesat e KEK-ut dhe aksionarit qeverisë së Kosovës.

Lidhur me aktakuzën Nenad Rashiqin, por ky i fundit nuk  ka qenë i qasshëm në telefon të hënën.

Megjithatë për këtë temë foli kryeministri në detyrë Albin Kurti i cili nuk tregoj nëse do ta shkarkoj këshilltarin e tij.

Por organizatat jo qeveritare po kërkojnë shkarkimin e Rashiq.

Arton Demhasaj nga organizata Çohu thotë se Albi Kurti ka premtuar qeverisje me duar të pastra.

‘’Kurti duhet me marrë vendim për me shkarku, për shkak që ka thanë që ka me pas qeveri me duar të pastra..’’, Arton Demhasaj, organizata Çohu.

Prokuroria Speciale e Kosovës javën e kaluar ngriti aktakuzë ndaj 4 ish-ministrave të qeverisë Thaçi 2 për faljen e katër hidrocentraleve gjatë privatizimit të distribucionit të KEK-ut.

Njëri nga të akuzuarit është edhe Nenad Rashiq, këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Të ngjashme