Nënkryetari i AAK-së: Gjykata Speciale raciste, do të krijojë vakum politik

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 12:37 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi në një intervistë për Ekonomia Online, Gjykatën Speciale e ka quajtur raciste dhe të devalvuar.

Sipas tij, ajo po merret me supozime dhe me dëshmitarë të rrejshëm dhe me fabrikime që janë bërë në Beograd.

Ai po e konsideron gabim formimin e Gjykatës Speciale, pasi që thotë është dashtë të themelohet një Gjykatë në kuadër të Kosovës, dhe të mos bartet në nivele të tjera.

Madje ai ka thënë se Gjykata Speciale do të krijojë vakum politik e institucional në Kosovë.

“Pavarësisht se kush mund të jetë i cenuar nga kjo Gjykatë, do të jetë një dëm për Kosovën dhe do të krijojë vakuum politik e institucional në Kosovë, megjithatë ne duhet të jemi përgjegjës para situatave dhe të marrim përgjegjësi dhe të vendosim institucione stabile në Kosovë”.

“Këto aktakuza janë prit për shkak se Gjykata Speciale e cila është formuar dhe ka pasur përgjegjësinë për të vazhduar punën por megjithatë konsideroj se është bërë një gabim sepse është dashtë të themelohet një gjykatë në kuadër të Kosovës dhe mos të lejohet që të bartet në nivele të tjera kur në Gjykatë Speciale tani nuk ndodhet asnjë gjykatës shqiptar, asnjë prokuror shqiptar dhe madje asnjë përkthyes që tregon se komplet është një gjykatë e huaj, e aprovuar me dorën e deputetëve tanë dhe e obliguar në bazë të ligjit, prandaj ajo që duhet të bëhet tash duhet të mbrohet lufta e UÇK-së sepse ka qenë e drejtë, fatkeqësisht është një gjykatë e cila do të gjykojë vetëm UÇK-në që është raciste dhe do të delvavohet në mënyrën më të ndytë për shkak se është marr me supozime. Edhe për pasardhësit tonë do të jetë një dank dhe prandaj e konsideroj një gjykatë të devalvuar”.

Isufi tutje është shprehur se institucionet e vendit duhet të veprojnë dhe të marrin përgjegjësi duke mos lejuar të tjerët që të abuzojnë me të drejtën dhe lirinë, raporton EO.

“Që nga fillimi se si ka nisur formimi i kësaj Gjykate që për mendimin tim ka qenë shumë gabim nga ana e pranimit nga institucionet e Kosovës dhe është dashtë që të gjitha punët që ligjen qoftë me luftën, qoftë me veprimet e pasluftës të merret gjykata tona, të merret vendi jonë sepse jemi shtet sovran dhe i pavarur”.

“Tani e tutje duhet që institucionet tona të veprojnë me autoritetin e plotë brenda shtetit të Kosovës, duke marr përgjegjësi dhe duke mos lejuar që të tjerët të merren me fatin tonë, por përkundrazi ne të merremi me fatin tonë dhe të bëjmë lirinë e pavarësinë tonë, dhe mos të lejojmë që të tjerët të abuzojnë me të drejtën dhe lirinë tonë”.

“Kjo Gjykatë është e skaduar edhe ashtu, dhe për mendimin tim është e devalvuar për shkak se është bazuar në trillime, në gënjeshtra në falsifikime dhe në fund do të dështojë më keq më shumë se çdo gjykatë tjetër”, ka thënë ai për EO.

Të ngjashme