Nënkryetari i AAK-së: Kjo opozitë s’përbën rrezik për Qeverinë

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 08:29 | Nga

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Ahmet Isufi, e ka quajtur qeveri të suksesshme Qeverinë Haradinaj, meqë, sipas tij, ka marrë vendime të rëndësishme gjatë këtij viti.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se ky kabinet qeveritar ka krijuar disiplinë dhe angazhim praktik në të gjitha sferat e qeverisjes.

Të arritura të saj, Isufi ka konsideruar vendimin për Termocentralin “Kosova e Re”, Ligjin për Prishtinën dhe Projektligjin për reformimin e administratës publike.

Ai ka thënë se nëse Qeveria Haradinaj vazhdon me këtë ritëm të punës, do ta çojë deri në fund mandatin qeverisës.

Sipas Isufit, një opozitë e çakorduar çfarë është aktualisht nuk paraqet rrezik për Qeverinë Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme