Nënkryetari i PSD-së: Nuk kemi thënë që Albin Kurti është mbeturinë, por është riciklues

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 21:16 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i PDK-së, Zgjim Hyseni, në emisionin Pressing të T7, ka folur sot për aksionin e partisë së tij ku stampuan figurën e Albin Kurtit në kontejnerët e qytetit.

Hyseni tha se PSD nuk e ka quajtur kreun e VV’së mbeturinë, por ricikliues, shkruan Express.

“Nuk kemi thënë që Albin Kurti është mbeturinë, por është riciklues”, është shprehur Hyseni.

Tutje, ai tentoi ta argumentojë deklaratën e tij duke thënë se në listën e VV’së ka figura që nuk plotësojnë kriteret minimale, e kjo sipas tij e bën Kurtin riciklues.

“Gjatë gjithë kohës është folur për ndarje në mes të resë dhe të vjetrës, në mes abuzuesit e parasë publike dhe atyre që janë të pastër. Ne kemi pa që ajo çka ka ndodh është se po na shiten figura [brenda listës së VV’së] që kanë qenë pjesë e aferave të ndryshme dhe figurave që nuk plotësojnë kriteret minimale”, shtoi Hyseni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme