Nënkryetari i LDK-së ka një porosi për koalicionin PAN dhe Vetëvendosjen

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 12:05 | Nga

Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka mbetur hatri në partitë e koalicionit PAN dhe Vetëvendosjen të cilat ishin bërë bashkë për ta rrëzuar qeverinë Mustafa.

Partia e Isa Mustafës pret qe këto parti të bëhen bashkë për të formuar institucionet ashtu siç u bashkuan për të votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë se drejtuar nga LDK.

Agim Veliu, nënkryetar i këtij subjekti beson se këto parti do të bëhen bashkë për të formuar qeverinë e ardhshme.

“Presim qe institucionet t’i formojnë ato subjekte qe i kanë numrat. Ato qe janë bërë bashkë më rrëzu qeverinë. Në këtë rast PAN dhe Vetëvendosje me listën serbe dhe pakicat tjera. I kanë numrat e mjaftueshëm dhe mund ta bëjnë qeverinë pa problem”, ka thënë Veliu për ‘Indeksonline’.

Duke folur për mundësinë qe AKR t’i bashkohet koalicionit PAN, zyrtari i lartë i LDK-së thotë se ky do të ishte kontrabandim i vullnetit të votuesve të koalicionit të LDK-së.

“Pres qe Pacolli t’i qëndroj besnik koalicionit me LDK-në, ne kemi hyrë më vullnet dhe nuk ka kurrfarë kuptimi tash me u kontrabandu vullneti i votuesve të koalicionit të LDK-së Ata e kanë dhënë votën për këtë grupacion. Unë nuk besoj se ata mund ta bëjnë ndonjë veprim të tillë”, ka shtuar Veliu.

Veliu nuk ka dashur të komentoj mundësinë për bashkëpunim më AAK-në dhe Nismën për sa kohë qe ato janë pjesë e koalicionit PAN.

Krejt në fund ai ka thënë se LDK nuk do ta mbështes në asnjë forme PAN-in për ta formuar qeverinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme