Nënkryetarja e AAK-së: E pa kuptimtë të flitet për zgjedhje pa e bërë reformën zgjedhore

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 21:34 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Aak-së, Magbule Shkodra, ka kritikuar spektrin politik për mos miratimin e reformës zgjedhore në Kosovë.

Ajo ka thënë se ka vite që flitet dhe diskutohet në këtë drejtim por një gjë e tillë nuk është duke ndodhur assesi.

Kosova ka nevojë për reformën zgjedhore. Ka vite që flitet, diskutohet madje edhe diçka është punuar në drejtim të reformës zgjedhore, por fatkeqësisht assesi të ndodhë. Personalisht besoj se reforma zgjedhore do të mund te përmirësonte përfaqësimin në parlament, do të ngriste llogaridhënien e deputetëve tek votuesit si dhe do eliminonte ngërçet politike, të cilat tani më, të gjithë i dimë’, ka shkruar Shkodra në Facebook.

Më tej ajo ka thënë se është e pa kuptimtë të flitet për zgjedhje pa e bërë reformën zgjedhore.

‘Plotësisht e pa kuptimtë të flitet për zgjedhje pa e bërë reformën zgjedhore, ka shtuar ajo.

Krejt në fund zëvendësministrja Shkodra e ka përshëndetur nismën e Shqipërisë, e cila sot ka miratuar reformën e kodit zgjedhor.

‘Më vjen mirë që Shqipëria miratoi reformën e kodit zgjedhor’, ka përfunduar ajo!

Të ngjashme