Nënkryetarja e Kuvendit publikon nënshkrimet e Listës Serbe: Për çfarëdo vendimi nga qeveria Hoti do të duhet të pyetet Serbia

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka publikuar nënshkrimet e deputetëve të Listës Serbe, për thirrjen e seancës ku pritet të hidhet në votim qeveria Hoti.

Në shkrimin e saj, Nagavci thotë se ky është tentim për të realizuar projektin e Presidentit Thaçi, të varur edhe nga Serbia.

Në shkrimin e saj, Nagavci tutje potencon se Qeveria që po synon të votohet nga LDK, AAK, NISMA, LS, përpos që jolegjitime do të jetë krejtësisht e varur nga Lista Serpska, pra nga Beogradi, duke shtuar se për çfarëdo vendimi që do të dojë të marrë kjo qeveri, do të duhet paraprakisht të arrijë kompromis me Serbinë.

Shkrimi i plotë:

Në tentimi për të realizuar projektin e Presidentit Thaçi, të varur edhe nga Serbia.

Qeveria që po synon të votohet nga LDK, AAK, NISMA, LS, përpos që jolegjitime do të jetë krejtësisht e varur nga Lista Serpska, pra nga Beogradi. Për çfarëdo vendimi që do të dojë të marrë kjo qeveri, do të duhet paraprakisht të arrijë kompromis me Serbinë.

Shumë vite pas qeverive të varura nga LS, votat e qytetarëve i mundësuan Kryeministrit Kurti të krijonte një qeveri të pavarur nga votat e LS. Pavarësisht kësaj, LDK inicoi mocion për rrëzim të Qeverisë ku ishte dhe vet, dhe me Abdullah Hotin synon që përsëri të rikthejë ndikimin e Serbisë edhe në Kuvend.

Legjitimim nga qytetarët e jo varësi nga Serbia. #Zgjedhje

Të ngjashme