Nënkryetarja e LVV-së kritikon Qeverinë Hoti për mënyrën e menaxhimit të pandemisë

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se tendenca për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme kur në Kosovë ishin vetëm 18 raste pozitive me COVID-19, dhe nuk kishte asnjë të vdekur ishte reagim histerik.

“Reagim joracional, ishte votimi i mocionit të mosbesimit në kohën e epidemisë-pandemisë COVID-19 dhe menaxhimit të suksesshëm të saj nga ana e Qeverisë Kurti, e ku ishit pjesë edhe ju”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më tej, ajo ka thënë se është “reagim i pamatur është të akuzosh të tjerët për gabimet e bëra dhe të mos kuptosh se kjo kohë kërkon edhe profesionalizëm përveç librezës partiake”.

Reagim histerik ishte tendenca për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme kur kishim vetëm 19 raste pozitive dhe asnjë…

Gepostet von Fatmire Mulhaxha Kollçaku am Montag, 6. Juli 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme