Nënkryetarja Osmani pret në takim diplomatët kanadez

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani e shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa ka pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Euroazi dhe Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kanadasë, David Sproule, Ambasadorin e Kanadasë, Alan Bowman dhe Komisioneren për Tregti në Ambasadën e Kanadasë, Synthia Dodig.

Nënkryetarja Osmani falënderoi shtetin kanadez për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës përmes projekteve të ndryshme zhvillimore.

Poashtu Osmani e njoftoi diplomatët për zhvillimet politike në vend dhe ecurinë e bisedimeve LDK-LVV për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Njëkohësisht, znj. Osmani potencoi rëndësinë për thellimin e bashkëpunimit me qeverinë kanadeze në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy shteteve.

Ambasadori Bowman uroi Osmani për mbarëvajtjen dhe rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit, dhe shprehu përkushtimin e Kanadasë për bashkëpunimin dhe përkrahjen e Kosovës në proceset e ardhshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme