Nënshkruhet marrëveshja – Kurti kandidat për kryeministër, Osmani për presidente

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 13:46 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Vetëvendosjes dhe u.d e presidentes Vjosa Osmani, që përfaqëson iniciativën me sloganin “Guxo”, kanë nënshkruar marrëveshje, raporton Ekonomia Online.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes lajmin se do të garojnë në një listë të përbashkët e ka bërë Kurti, duke shtuar se e kanë përpara një fitore të madhe.

Kurti, ka konfirmuar se ai do të jetë kandidat për kryeministër, ndërsa Osmani do të synojë postin e presidentes.

Ai shtoi se të shtunën do ta dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë, duke lavdëruar punën e Osmanin, ai shtoi se Kosova e ka të zgjedhur presidentin.

“Sot kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet jemi të gëzuar që të ju njoftojmë që do të garojmë bashkë në një listë”.

“Osmani dhe mua do të na gjeni në të njëjtin vend dhe me të njëjtin qëllim. Kemi bërë marrëveshjen e synimeve për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion”.

“Për një shoqëri me shëndet e arsim. Në fushatën zgjedhore do të jemi bashkë. Të shtunën e 6 janarit e dorëzojmë listën e kandidatëve”.

Kurti, nuk ka treguar se cilin numër do ta mbajë Vjosa Osmani në listën e përbashkët zgjedhore.

“Në një anë është i domosdoshëm rikthimi i qeverisjes së mirë. Kemi presidenten e cila duhet të legjitimohet. Natyrisht do ta përpilojmë listën që do të dorëzohet të shtunën”.

Ai tha se do të garojnë bashkë që të fitojmë bashkë sepse janë këto zgjedhje janë referendum, raporton EO.

“Edhe me 14 shkurt nuk është më ajo situata e vjetër me cilën parti, por është referendum ku përcaktohet me një zgjidhje të thjeshtë”.

“Tash pengesa të ndryshme dalin rrugës, por ato nuk na ndalin asnjëherë. Është evidente që ka një garë të ashpër midis dy partive të vjetra. Kjo garë është për vendin e dytë. Në atë garë nuk kemi çka kërkojmë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme