Nënshkruhet marrëveshja, LDK-ja në koalicion me AKR-në e PD-në

Mitrovicë | 09 Qer 2020 | 12:31 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Dega në Mitrovicë, është nënshkruar marrëveshja e koalicionit ndërmjet LDK-AKR dhe LDK-PD, raporton Ekonomia Online.

Ky koalicion u vlerësua se erdhi si shkak i mospunës nga Lëvizja Vetëvendosje në këët komunë, duke mos u realizuar numër i madh i projekteve.

Kryetari i LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi njoftoj se marrëveshja e bashkëpunimit ka për qëllim ngritjen e shqetësimeve në interes të qytetarëve si dhe bashkëpunim për zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Kamberi premtoi se ky bashëkoordinim do të jetë zë i qytetarëve.

“Kemi filluar një bashkëkoordinim të disa projekteve dhe sot e kemi parë të arsyeshme që për këtë periudhë kohore që i kemi paraparë ti nënshkruajmë.

“Këto projekte kanë të bëjnë me politikat lokale. Po ashtu në këtë marrëveshje hynë edhe bashkëpunimi për Zgjedhjet lokale që do të mbahen në vitin 2021”.

“Do të ngrisim gjitha shqetësimet që janë në interes për qytetarët ne komunën e Mitrovicës. Do të bëhemi grupi kryesor në Kuvendin e komunës dhe besoj se do të jemi një zë më i fortë se sa që kemi qenë”, ka thënë Kamberi.

Nysret Cubreli, nga AKR-ja potencoi se duke parë gjendjen në këtë komunë, ky koalicion do të punojë për të mirën e qytetarëve, raporton EO.

“Kjo marrëveshje është për të mirën e banorëve. Që tre muaj jemi duke diskutuar për këtë koalicion. Duke parë situatën në këtë komunë kemi vendosur që të punojmë në gjitha pikat, e kemi fuqinë në bashkëpunim edhe me partitë tjera që të punojmë në interes të qytetarëve”, tha ai.

Kryetari i Partisë së Drejtësisë në Mitrovicë, Vesel Neziri theksoi se qyteti do të ecë përpara më këtë marrëveshje, raporton EO.

“Ne si tri subjekte ngrisim fuqinë dhe besoj se do t’ia arrijmë, që të ecim përpara”, shtoi ai.

Të ngjashme