MFK dhe Ndërmarrja Banesore nënshkruajnë marrëveshjen për renovimin e “Soliterave” në Prishtinë, kjo kategori lirohet nga participimi

Prishtinë | 24 Qer 2022 | 12:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondacioni i Mileniumit të Kosovës (MFK) së bashku me Ndërmarrjen Publike Banesore dhe banorët, kanë nënshkruar marrëveshje trepalëshe për renovimin e pesë objekteve “Soliterat”, raporton Ekonomia Online.

Tek pesë ‘Soliterët’ pritet të ketë investim deri në 2 milionë euro, dhe do të jetë bashkëfinancim edhe me banorët e këtyre objekteve.

Në këtë projekt do të lirohen nga bashkëfinancimi prej 10 për qind, rastet sociale, gratë e veja, nënat vetushqyese, personat me aftësi të kufizuara dhe pensionistët.

Përfaqësuesi i MCC-së, Petrit Selimi, tha se shpreson që projekti të jetë i gatshëm në vjeshtë të këtij viti.

“Ka shumë banor, ankesat kane qenë tash e një dekadë për shkatërrimin gradual të objektit. Mileniumi i Kosovës me mjetet e MCC-së ka hyrë në bashkëfinancim me komunën për renovimin e këtyre objekteve. Jemi duke punuar me afate të ngushta kohore por punët kanë filluar, dhe po shpresojmë që bashkë t’i  i inaugurojmë objektet që në vjeshtë, shtator ose tetor”, tha ai.

Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore, Hajdar Hoxhaj, tregoi në detaje për këtë investim. Tha se rregullimi do të bëhet edhe brenda objekteve, në shkallët e objektit dhe ashensorët.

“Po me vjen mirë që po nënshkruajmë marrëveshjen jemi munduar që të kemi një rol koordinues në këtë projekt dhe ja kemi arrit. Pjesë e këtij projekti do të jetë edhe investimi në brendi, rregullimi i shkallëve e ashensorëve. Ju falënderoj për vullnetin, do të doja që ky projekt të jetë fillestar. Nga ky projekt do të vazhdojmë edhe me lagje të tjera. Ideja jonë është që të mos ndalemi me këtë projekt”, tha Hoxha.

Të ngjashme