Nënshkruhet Marrëveshje në mes të MPB-së dhe AMRKS-së

Prishtinë | 25 Kor 2018 | 10:49 | Nga

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, tha se kjo marrëveshje konfirmon angazhimin e tyre për të përmirësuar sigurinë rrugore në vend si dhe të bashkëpunojnë në çështjet të lidhura me sigurinë e lëvizjes në rrugë.

“Përkrahja e nismave për sigurinë në rrugë përmes programeve të propozuara për kampanja, fushata vetëdijësuese, hulumtime, konferenca, mundëson pjesëmarrjen e përbashkët në rastet kur temat që do të trajtohen dhe kanë një interes të përbashkët”, tha ministri Gashi.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje të bashkëpunimit është të sigurojë një bashkëpunim të vazhdueshëm midis MPB dhe AMRKS, nëpërmjet koordinimit institucional të aktiviteteve për sigurinë në rrugë, rrjedhimisht me qëllim të rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Gjithashtu, MPB dhe AMRKS u dakorduan që të ketë bashkëpunim edhe me institucionet tjera për siguri në rrugë përveç informacioneve për qytetarët lidhur me trafikun në rrugët e vendit të ofrojë edhe asistencë dhe ndihmë teknike në rrugë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Të ngjashme