Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë

?
Prishtinë | 07 Nën 2018 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Qendra Kombëtare për Menaxhim e Kufirite Republikës së Kosovës dhe Qendra  Kombëtare Koordinuese për Menaxhimin e Integruar të Kufirit e Republikës së Maqedonisë, kanë nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufijve.

Memorandumi i bashkëpunimit me autorizim të ministrit z. Ekrem Mustafa, unënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Isa Xhemajlaj dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë, z. Agim Nuhiu.

Më këtë marrëveshje,Qendra Kombëtare Koordinuese për Menaxhimin e Integruar të Kufirit të Republikës së Maqedonisë dhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Republikës së Kosovës,në kuadrin e perspektivës evropiane të dy vendeve, do të nxisin edhe më tej bashkëpunimin dy-palësh, në kontekstin e menaxhimit të integruar të kufijve,për të shkëmbyer informacion në kohë reale lidhur me kalimet kufitare.

Gjithashtu, në këtë marrëveshje është paraparë edhe respektimi i procedurave të sigurisë dhe dispozitave ligjore të dy vendeve, bazuar në të drejtën ndërkombëtare, si dhe brenda legjislacionit kombëtar, në kontekstin e bashkëpunimit të tyre me qëllim qarkullim më të shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave në pikat e përbashkëta kufitare.

Gjatë këtij takimi, të dy palët gjithashtu ranë dakord për intensifikim të bashkëpunimit në kontrollin kufitar, në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, në luftimin e korrupsionit, terrorizmit, kontrabandës së substancave narkotike, si dhe migrimit të paligjshëm.

Të dy palët u pajtuan gjithashtu që të eliminohen problemet në komunikim në mes të dy vendeve, në mënyrë që të forcohet ofrimi i sigurisë për qytetarët e të dyja vendeve.

Të ngjashme