Nënshkruhet memorandumi, Kuvendi dhe Fakulteti Juridik me bashkëpunim profesional

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 11:14 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës dhe Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, nëpërmjet të cilit hapet rruga për bashkëpunim profesional ndërmjet komisioneve dhe fakultetit, raporton Ekonomia Online.

Ky memorandum hap mundësinë që ekspertë të fushave të caktuara të ndihmojnë komisionet funksionale për çështje dhe ekspertiza të ndryshme.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se me këtë memorandum evitohen problemet që janë hasur në të kaluarën, sa i përket angazhimit të ekspertëve.

“Sot jemi këtu për t’iu dhënë shembull, duke nënshkruar këtë memorandum të bashkëpunimit, sepse Fakulteti Juridik e ka një Institut hulumtimesh me njerëz të tij. Përderisa Kuvendi ka nevojë për hulumtime në shumë fusha, tani më e kemi bashkëpunimin e drejtpërdrejtë dhe nuk e kemi problemin me të cilat jemi ballafaquar në të kaluarën, kur, nëse kemi dashur të angazhojmë një profesor të një fushe të caktuar, është dashur që përmes OJQ-ve t’u bëjmë thirrje atyre që të angazhohen në këto hulumtime të Kuvendit”.

“Natyrisht tani memorandumi e ka një bazë për të gjitha këto komunikime dhe këto kërkesa. Jam e bindur se Fakulteti Juridik posedon kualitetin dhe kuadrot të cilat do të mund të ndihmojnë Kuvendin e Kosovës në fushat e caktuara, për të cilat ne i marrim vendimet”, tha Osmani.

Dekani i këtij fakulteti, Avni Puka, duke falënderuar kryeparlamentaren Osmani, tha se ky nënshkrim i memorandumit do ta ndihmojë këtë institucion në shumë fusha, raporton EO.

“Sigurisht një marrëveshje si kjo i jep mundësinë e një komunikimi të drejtpërdrejtë, që ekspertiza e profesioratit të Fakultetit Juridik të ofrohet për Kuvendin dhe njëkohësisht disa aktivitete të jenë të përbashkëta midis Kuvendit dhe Fakultetit Juridik, përfshirë konferencën vjetore, komunikimet dhe konsultimet periodike”, tha ai.

Të ngjashme