Nervozohet Glauk Konjufca: Veç 10 minuta i keni afat me i sjellë 10 deputetë

Prishtinë | 14 Pri 2022 | 16:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka dhënë afat vetëm 10 minuta grupeve parlamentare që të mbledhin edhe 10 deputetë për të vazhduar seancën plenare.

Në të kundërtën ai ka paralajmëruar se do ta ndërpresë seancën.

Ai mungesën e deputetëve e ka konsideruar joserioze.

“Vetëm 70 deputetë jemi në sallë. Po ju jap afat grupeve parlamentare që të sjellin 10 deputet, ose unë e ndërpresë seancën sepse kjo është jo serioze dhe shkojmë të martën e vazhdojmë seancën. Prej tash vetëm 10 minuta i keni afat sepse kjo është në të vërtetë joserioze”, tha ai.

Të ngjashme