“Nëse AAK-ja tërhiqet, PDK-ja e gatshme të futet në Qeveri”

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

AAK-ja e Ramush Haradinajt ka kërcënuar me largim nga Qeveria Hoti.

Kjo në rast se Kryeministri Avdullah Hoti nënshkruan marrëveshjen në ShBA me Serbinë, e që në të flitet për Liqenin e Ujmanit, shkruan Gazeta Infokus.

Nga burimet e sigurta brenda PDK-së thuhet se partia e Kadri Veselit është e gatshme që të hyj në Qeverinë Hoti.

“Nuk do ta lejojmë që të prishet Qeveria shkaku i marrëveshjes me Donald Trump, nëse vjen deri aty, ne do të hymë në Qeverinë Hoti”, ka thënë një zyrtar i PDK-së në kushte anonimiteti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme