Nëse konfirmohen akuzat ndaj Thaçit e Veselit, Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë, thotë Haradinaj

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 21:55 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar situatën e krijuar në Kosovë pasi presidenti Hashim Thaçi po intervistohet në Hagë pas aktakuzës për krime lufte.

“Është një situatë e vështirë për Kosovën pasi akuzat ndaj UÇK’së e kanë burimin e parë në Beograd dhe Serbi. Nëse ndodh konfirmimi i ndonjë vepre, Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë. Kosova duhet të bëjë kujdes, të gjithë shqiptarët duhet të bëjnë kujdes, që Kosova të mbetet e pastër në fund të procesit”, tha ai, për Syri TV.

 “Akuzat iu drejtohen individëve konkretë, por veprat i vijnë vetvetiu Kosovës e shqiptarëve”. Theksoi ai.

“Pa deshtë me mbrojt Thaçin ose Veselin, nëse konfirmohet se janë kryer vepra, llogaria e keqe u vjen shqiptarëve dhe Kosovës”, tha Haradinaj.

Të ngjashme