Nëse NISMA e kalon pragun, këta do të jenë deputetët e saj në Kuvend

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Akoma nuk dihet nëse NISMA-AKR-PD do të jetë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, mirëpo nëse një gjë e tillë ata do të kenë 6 ulëse.

Nëse edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) konfirmon kalimin e pragut të NISMA-s, atëherë kjo parti fiton 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Kandidatët që do të sigurojnë ulëse në Kuvend janë: Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Vesel Krasniqi, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Arbresha Krasniqi.

Gjatë ditës së djeshme, EO ka raportuar se ky koalicion do ta kalojë pragun zgjedhor prej 5 për qind.

Të ngjashme