Nëse nuk keni votuar ende bëni mirë të mos i flisni askujt për dore

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Nëse keni të drejtë votë në zgjedhjet e ditës së sotme dhe nuk e keni shfrytëzuar të drejtën tuaj ende, bëni mirë të mos i flisni askujt për dore.

Kjo për faktin se nëse keni kontakt me duar me personin që ka votuar, spreji i gishtit tregues mund të bartet tek ju.

Në këtë mënyrë do të mund të keni probleme nëse më vonë gjatë ditës së sotme do të shkoni për të votuar.

Në fakt me probleme të tilla janë përballur disa qytetarë të Kosovës të cilët kur kanë shkuar për të votuar kanë hasur në probleme të kësaj natyre.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur në shkollën “Lutfi Musiqi” në Vushtrri, por raste të tilla ka ndodhur edhe në Prishtinë.

Të ngjashme