Nesër Kuvendi mban seancë solemne për Ditën e Çlirimit

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne për Ditën e Çlirimit që zyrtarisht njihet si Dita e Paqes.

Sipas njoftimit dërguar mediave, seanca nis nga ora 11:00.

Kuvendi ka njoftuar se nuk do të ketë prezencë të mediave për shkak të gjendjes me pandeminë, ndërkaq ballkoni ku zakonisht qëndrojnë mediat, do të jetë në dispozicion të deputetëve, në mënyrë që të respektohet distanca fizike.

“Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, vazhdon të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur”, thuhet në njoftim

Të ngjashme