Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, caktohet seanca për gylenistët

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 16:20 | Nga

Kryesia e Kuvendit njofton se nesër mban në orën 10:00 mbledhjen, ku pritet të caktohet mbajtja e seancës për deportimin e gjashtë gylenistëve, drejtues dhe profesorë në Kolegjin Mehmet Akif.

Janë mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme për të kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për dëbimin e gjashtë gylenistëve të enjtën e kaluar.

Grupi Parlamentar i LDK-së ka kërkuar që seanca të mbahet nesër në orën 14:00, ndërsa kryesia pritet të mbledhet në orën 10:00 për caktimin e seancës.

Të ngjashme