Nesër mblidhet Kuvendi, Demarkacioni nuk është në rend dite

Prishtinë | 03 Gus 2016 | 15:31 | Nga

Kuvendi i Kosovës të enjten do të mbajë seancën e radhës, ndërsa nga komunikata për media bëhet e ditur se Demarkacioni nuk është në rend dite.

Zyra për media e Kuvendit të Kosovës njofton se të enjten në ora 10:00 do të mblidhet kuvendi i Kosovës në seancë, ndërsa pikat e rendit të ditës janë këto:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Votimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2015,
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-106 për Ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të Kardiologjisë Invasive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-104 për Ratifikimin e Marrëveshjes Përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor,
Shqyrtimin i Projektligjit nr. 05/L-111 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10,
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-112 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Trafikut Urban,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-101 për performancën energjetike në ndërtesa,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-105 për Mbrojtjen e Fëmijës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-087 për Kundërvajtje,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-050 për Kinematografinë,
Shqyrtimi i dytë i Projektligji nr. 05/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-019 për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Sektorin Publik të Kosovës për vitin 2015,
Shqyrtimi i Raportit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2015,
Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-182 për mbrojtje nga dhuna në familje,
Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e anëtareve në komisionet parlamentare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme