Nesër në Kuvend 11 pika të rendit të ditës

Prishtinë | 05 Dhj 2018 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Nesër, e enjte, Kuvendi i Kosovës me fillim prej orës 10:00 do të mbajë seancë plenare ku janë paraparë të shqyrtohen 11 pika të rendit të ditës.

Ky është rendi i ditës, sipas njoftimit nga Kuvendi:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produktet biocide,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Odën e Arkitekteve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,

8. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,

9. Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,

10. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

11. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Kujtojmë se të martën në mbrëmje, opozita kërkoi që seanca e jashtëzakonshme për dështimin me vizat të vazhdonte të enjten, me orën 10:00 të përmendur si opsion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme