Nesër rinis dialogu, VV-ja thotë se ky takim është pa produktivitet

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti në Bruksel, të enjten takohet me Vuçiqin. Temë të zhdukurit.

Të martën u nis për në Bruksel.

Kryeministri, Avdullah Hoti zgjodhi klasën ekonomike të udhëtojë për në kryeqendrën evropiane, duke mos i përdorur ulëset e biznesit siç jo rrallëherë ndodh nga krerët e shtetit.

Kjo gjë nuk kaloj pa u vërejtur nga shefit të Eulexit, Lars-Gunnar Ëigemark.

E arsyeja pse Avdullah Hoti udhëtoj drejt Brukselit, është goxha e madhe.

Pas më shumë se 20 muajsh, të enjten me ndërmjetësimin e BE-së do të rifilloj dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës do të përballet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq, ndërsa një nga temat pritet të jetë edhe çështja e të zhdukurve.

Madje një gjë të tillë e konfirmoi vet Aleksandër Vuciq, që shtoi se pos të zhdukurve temë do të jetë edhe çështja e të zhvendosurve.

Më tej sipas tij do diskutohet për ekonominë, qarkullimin e mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

Por këto tema nuk i ka bërë publike kryeministri Hoti.

Ai vetëm ka njoftuar se dje ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e institucioneve për të zhdukurit.

E në Lëvizjen Vetëvendosje nuk presin produktivitet nga ky takim i Brukselit.

Sipas Kreshik Ahmetit ky takim nuk do i sjell dobi procesit të dialogut me Serbinë.

Ndërsa Butrint Berisha nga PIPS thotë që pozicioni i qeverisë në këtë fazë nuk është i kënaqshëm.

Megjithatë ai thekson që pala kosovare duhet ti ketë qëndrimet e saj të qarta pa menduar fare se cilat mund të jenë veprimet e Vuçiqit.

Pjesë e delegacionit të Kosovës në takimin e Brukselit janë edhe zv kryeministri Driton Selmanaj dhe ministri i drejtësisë, Selim Selimi.

Të ngjashme