Nesër seanca plenare e Kuvendit

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën e radhës plenare.

Siç thuhet në njoftim, seanca do të fillojë në ora 10:00.

Rendi i ditës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë,
  5. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
  2. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,
  3. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë Covid-19 (të hënën më 14.06.2021).

Të ngjashme