Nesër seanca plenare ku do të votohet për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar

Prishtinë | 27 Pri 2022 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Nesër do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 10:00. Në rend dite është edhe propozimi i 40 deputetëve të opozitës për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike.

Në këtë seancë do të bëhet edhe zgjedhja e tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare,

6. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera joshumicë,

7. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

8. Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Të ngjashme