Nesër seancë e jashtëzakonshme për miratimin e pakos emergjente prej 320 milionë euro

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Me kërkesë e Grupit Parlamentar të PDK-së, dhe të përkrahur nga deputetët tjerë të opozitës, nesër (e marte) do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në lidhje me miratimin e pakos emergjente prej 320 milionë euro të propozuar nga PDK-ja.

Kjo seancë do ta ketë vetëm një rend dite dhe do të fillojë në ora 11:00.

Propozimi dhe miratimi i masave konkrete ekonomike e financiare që duhet t’i ndërmerr Republika e Kosovës për të tejkaluar sfidat e rimëkëmbjes ekonomike në adresimin e pasojave të pandemisë së Corona Virusit “Covid 19”, me qëllim të përballimit sa më të suksesshëm të
pasojave e shkaktuara (aktuale dhe të ardhshme), në drejtim të
parandalimit të krizës eventuale ekonomike, zvogëlimit të humbjeve
ekonomike dhe ofrimin e mbështetjes së domosdoshme veçanërisht për
sektorin privat në Kosovë.

Të ngjashme