Nesër takimi Thaçi-Kurti, mblidhet edhe LDK-ja

Prishtinë | 05 Jan 2020 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar në takim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Takimi pritet të mbahet të hënën në ora 15:00 në objektin e Presidencës.

Kjo është thirrja e tretë e Thaçit për Kurtin, pasi që ky i fundit refuzoi dy thirrjet e para për takim me presidentit.

Nesër po ashtu edhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë mbledhjen e kryesisë dhe të grupi parlamentar.

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja ende nuk kanë një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Të ngjashme