Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive për zgjedhjet në veri

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror Zgjedhor nesër do të bëjë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komuna në veri të Kosovës.

Sipas njoftimit, tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotimet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, do të bëhet në orën 11:00 të së martës, 30 prill.

Zgjedhjet në veri do të mbahen më 19 maj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme