Nesër vendoset se kur do të votohet në Kuvend për transformimin e FSK-së

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 16:25 | Nga

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, do të mblidhet nesër për të diskutuar lidhur me procedimin e Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Mbledhja e kryesisë do të fillojë në orën 10:00. Në këtë mbledhje shefat e grupeve parlamentare do të marrin vendim se kur do të procedohet në Kuvend Ligji për Transformimin e Kosovës në ushtri.

Pikat e rendit të ditës do të jenë:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
  2. Procedimi i Projektligjit nr. 05/L-156 për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
  3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme