Netanjahu dërgon një letër: Zgjas dorën time të miqësisë për popullin e Kosovës

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i është drejtuar popullit të Kosovës përmes një letre që u lexua në manifestimin e Vitit të Ri hebraik në Prishtinë.

Ai tha se veprimet politike që ndodhën së fundi mes Kosovës dhe Izraelit janë fillim i një epoke të re.

“Në këtë Vit të Ri, e zgjas dorën time të miqësisë për popullin e Kosovës. Zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Kosovës mund të jetë një fillim i një epoke të re nga e cila do të përfitojnë popujt e dy vendeve. Jam optimist se mund të arrijmë shumë duke punuar së bashku dhe shpresa ime e sinqertë është se do ta shohim këtë të realizohet”, thuhet në letrën e tij.

Netanjahu po ashtu ka falënderuar edhe angazhimin e hebrenjve të Kosovës.

“E vlerësoj thellësisht angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit hebraik në Kosovë për të na bërë më të afërt”.

Të ngjashme