Newsweek: Si po përplasen Haradinaj e Thaçi për kufijtë

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 23:29 | Nga Ekonomia Online

Revista amerikane “Newsweek” i ka dedikuar një shkrim përplasjes ndërmjet kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Hardinaj, dhe presidentit Hashim Thaçi për idenë e korrigjimit dhe ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Newsweek” shkruan se Haradinaj, në vizitën e tij në SHBA, loboi kundër idesë së prezantuar nga Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve.

“Unë kam qenë pjesë e luftërave dhe tragjedive, kështu që nuk dua që fëmijët e mi të përjetojnë diçka që unë e kam përjetuar 20 vite më parë”, u shpreh kryeministri i Kosovës në një intervistë për “Newsweek”.

Edhe pse Haradinaj është shprehur haptazi kundër kësaj ideje, presidenti Hashim Thaçi ka lobuar për një marrëveshje Kosovë-Serbi që përfshin korrigjimin e kufijve. Këtë ide, prestigjozja amerikane “The New York Times” e ka përshkruar si “spastrim etnik paqësor”.

Të ngjashme