Nga 1 tetori arsimi i lartë publik pa pagesë – Kurti: Përfitues edhe studentët e vendeve të rajonit

Prishtinë | 17 Sht 2021 | 13:18 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka bërë të ditur se nga 1 tetori i këtij viti të gjithë ata që duan në studiojnë në universitet publike, studimet u ofrohen pa pagesë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se po realizojnë një pas një premtimet e dhëna, duke përmendur këtu shtesa për fëmijët e lehonat.

Kreu i Qeverisë shtoi se duhet të ketë qasje të barabartë për të gjithë në arsimin publik në të gjitha nivelet.

Kurti sqaroi se për nivelin bachelor dhe master gjithçka do të jetë falas, kurse për doktorantët do të ketë lehtësira.

Përfitime sipas tij, pas këtij vendimi do të kenë edhe studentët që vijnë nga rajoni, raporton EO.

“Javën tjetër bëhen gjashtë muaj që jemi në detyrë dhe po realizojmë dy prej zotimeve tona kryesore, dhe filluam me zbatimin e masës 3.5 për mbështetje për lehonat dhe shtesat për fëmijë mbi 13 mijë aplikime janë regjistruar dhe mbi 11 mijë për lehonat 1 679 shtesa për fëmijë, sot po marrim një zotim tjetër”.

“E drejta për arsim është e drejtë e secilit dhe arsimi publik në të gjitha nivelet duhet të jetë falas dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, duhet të kenë qasje të barabartë në arsim cilësor, nga 1 tetori i këtij viti  arsim i lartë publik në Kosovë do të jetë falas në bachelor dhe master ndërsa për doktorantët do të jetë i lehtësues. Do të ketë përfitime edhe për studentët që vijnë nga vendet e rajonit”.

LEXONI EDHE:

Lexo më shumë:

Të ngjashme