Nga 13 raste të reja me COVID-19, shtatë në Prishtinë, reagon Shpend Ahmeti

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot në Kosovë janë testuar gjithsej 193 mostra, të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave 13 kanë dalë pozitive.

Nga 13 raste të reja në 24 orët e fundit në nivel vendi, vetëm në kryeqytet janë konfirmuar shtatë prej tyre.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se 6 prej rasteve të reja janë familjarë të një rasti të djeshëm.

“Ju lutemi kujdes këto ditë. Së paku maskat janë mbrojtja minimale që duhet të praktikojmë. Vazhdojmë drejt rihapjes së plotë me kujdes”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Instituti po ashtu bëri të ditur se të martën janë shëruar katër pacientë nga coronavirusi, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruave shkon në 847.

Kosova, gjithsej, ka identifikuar 1,123 raste me coronavirus. Prej tyre, 30 kanë vdekur.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës përsëriti thirrjen për qytetarët që të mbajnë distancën fizike dhe të vendosin maska.

Nga 13 raste të reja sot në Kosovë, shtatë në Prishtinë. 6 prej tyre, familjarë të një rasti të djeshëm. Ju lutemi…

Gepostet von Shpend A. Ahmeti am Dienstag, 2. Juni 2020

Të ngjashme