Nga 31 milionë € fonde të IPA-s, komunat s’përfituan asnjë cent në mungesë të ekspertëve

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 11:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Moszbatimi i reformës së Administratës Publike, struktura e çakorduar e  nivelit lokal, mungesa e personave që merren me zbatimin e obligimeve për integrim në Bashkimin Evropian, janë vetëm disa nga të gjeturat e raportit të Institutit GAP lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) në nivelin komunal.

Bekim Salihu, nga ky institut, prezantoi sfidat dhe të arriturat e komunave në aspektin e zbatimit të MSA-së, raporton Ekonomia Online.

“Disa komuna kanë zyre për integrime evropiane e disa kanë zyrtarë për integrime evropiane. Disa komune kanë drejtori për Integrime Evropiane. Një strukturë të çakorduar të komunave. Ndonëse rregullorja e thotë që secila duhet të ketë zyre për integrime evropiane e jo drejtori e departamente. Komunat kanë vështirësi dhe pamundësi për të përfituar nga fondet”.

Sipas Salihut, nga 31 milionë euro sa janë fondet e IPA-së komunat nuk kanë përfituar asnjë cent si pasojë e mungesës së personave të kualifikuar.

“Reforma e administratës publike është një kriter i MSA-së. Akoma komunat nuk kanë mundur të ndërmarrin ndonjë hap për shkak të ndërlidhjes së kësaj reforme ne nivelin nacional. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore sfidë për përmbushjen e MSA-së. Mbrojtja e tokave bujqësore. Zbatimi i rekomandimeve të auditorit dhe të Avokatit të Popullit”.

“Duhet ta kemi të qartë që procesi i përmbushjes së MSA-së është në fazën teorike akoma nuk kemi kaluar në fazën praktike. Akoma kemi kërkesa që të për problemet do të jenë shumë më të theksuara nëse dalin në kuadër të aspektit praktik”.

“Komunat kanë arritur të saktësojnë obligimet e tyre në MSA. Kanë arritur të kenë një listë të nxënësve që braktisin shkollat dhe një narracion pse po ndodh ky fenomen. Kanë arritur të ndajnë buxhete për komunitetet që poashtu është kriter në MSA”.

Kushtrim Cukaj, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Integrimit Evropian tha se sfidë në nivelin komunal është dhënia prioritet i zbatimit të MSA-së.

“Reformat duhet të jenë relevante të kontribuojnë në zbatimin e MSA-së. Planifikimi dhe zbatimi i reformave të qeverisjes lokale nuk përfundon me vendosjen e disa aktiviteteve. Ato duhet të shoqërohen me planifikime të hollësishme”.

Blerta Deliu, kryetare e Komisionit për Integrim Evropian, tha se përkundër punës që është bërë deri më tani, institucionet duhet të jenë më të fokusuar në zbatimin e MSA-së dhe të bëjnë edhe më shumë, raporton EO.

“Si komision për integrime jemi mundu që të kryejmë obligimin tonë. Pavarësisht pengesave kemi pas pozitë opozitë në këtë komision kemi rrit që të jemi mirë. Duhet më shumë vullnet politik për ta përmbushur planin kombëtar për MSA-së”.

“Në këtë fazë të hershme pavarësisht këtij angazhimi mendoj që institucionet duhet të bëjnë shumë më shumë. Agjendat politike jo rrallë na zhvendosin nga çështja e liberalizimit të vizave dhe nga zbatimi i MSA-së”.

 

Të ngjashme