Nga 40 takimet në Bruksel, në Kuvend u raportua vetëm për pesë prej tyre

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 14:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka shqyrtuar Raportin e Qeverisë për dialogun.

Kryetarja e komisionit Vjosa  Osmani tha se duhet të bëhen publike të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë, raporton EkonomiaOnline.

“Personi i ri i propozuar, zotri Limaj nuk ka qenë fare i përfshirë në marrëveshjet me Serbinë që kur ka filluar dialogu teknik. Arsyeja pse ky raport është futur në rend të ditës është sepse më është dukur fare e palogjikshme se si qeveria e ka futur këtë dokument kaq të rëndësishëm vetëm për informim. Përveç këtij raporti, që është fare i shkurt për një proces kaq kompleks, unë i kam shkruar kryeministrit që t’i dërgojë të gjitha marrëveshjet dhe dokumentet që janë diskutuar me Serbinë dhe ai i ka dërguar të gjitha. Aneksi i marrëveshjes për drejtësinë është dokument që nuk po bëhet publik, ka edhe marrëveshje tjera siç është ajo për produktet farmaceutike që nuk po bëhen publike dhe kjo na bënë të dyshoj që ka edhe marrëveshje tjera që s’po bëhen publike,” është shprehur Osmani.

Ajo ka folur edhe për moszbatimin e disa marrëveshjeve tjera të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Tek marrëveshja me energji nuk është zbatuar asnjë pikë e marrëveshjes. Tek marrëveshja për telekomunikacion sfide ka qenë zgjatja e afatit për kodin +383. Marrëveshja për lirin e lëvizjes dhe urës së Mitrovicës është mos pranimi i dokumenteve nga Serbia të lëshuara nga Kosova.”

Anëtarja e komisionit, Time Kadrijaj, tha se është e palogjikshme të dërgohet në Kuvend raporti për dialogun pasi që sipas saj nga kjo qeveri nuk është arritur asnjë marrëveshje.

“Qeveria ju ka përgjigj kësaj ftese, asnjë marrëveshje nuk është arrit në këtë qeveri. Nuk po e shoh të arsyeshme me e dërgu në seancë për debat,” është shprehur Kadrijaj.

Deputeti, Glauk Konjufca, tha se raportimi në Kuvend për dialogun me Serbinë ka dështuar, raporton EO.

“Sa i përket procesit të dialogut me Serbinë ka shumë defekte. Numri i raportimeve në Kuvend dhe takimit të personave përgjegjës në Serbi është në shpërpushje totale. 40 takime ka ndodhë nga përfaqësuesit e naltë me Serbinë, derisa nuk kanë ndodhë as 5 a 6 raportime në Kuvend. Nëse e lexon këtë raport do të ishte marrëzi me thënë që dialogu ka qenë i suksesshëm. Më së paku janë 50 dështime në këtë raport. Arsyeja pse nuk publikohet aneks marrëveshja për drejtësinë është sepse Kosova njeh aktgjykimet e Serbisë,” deklaroi Konjufca.

Deputeti Dukagjin Gorani tha se ardhja e këtij raporti në komision është jo e duhur pasi që sipas tij raporti ka përmbajtje të njëjtë për 7-8 vite me radhë.

“Unë se kam të qartë pse ky raport është në mbledhje meqenëse ky është raport i përsëritur që 7-8 vite. Raporti është ilustrim i detajuar i disa proceseve teknike. Ky raport mundohet që proceset e vogla të arritura të parëndësishme mundohen të krijojnë përshtypje që janë të rëndësishme,” tha Gorani.

Aty nuk pati vendimmarrje përshkak se deputeti Danush Ademi dhe deputetja Time Kadrijaj nuk morrën pjesë në votim, dhe deputetja Evgjeni Thaçi-Dragusha ka lëshuar mbledhjen.

Të ngjashme