Nga AKR e mohojnë se janë bërë pjesë e Qeverisë Hoti

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Sot gjatë ditës në media është raportuar se partia që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli iu është bashkuar qeverisë së koalicionit, LDK – AAK – Nisma dhe minoritetet.

Gazeta Express ka kontaktuar AKR’në për të parë nëse një lajm i tillë është i vërtetë, tash kur në vend po flitet për qeveri të unitetit pas zhvillimeve me Specialen dhe dialogun.


Testohet stafi i Onkologjisë, dy mjekët me COVID-19 në gjendje stabile
Megjithatë, në partinë e Pacollit thonë se pavarësisht se vendit i duhet unitet, ky lajm nuk është i vërtetë.

“Përkundër faktit që Kosovës i nevojitet unitet, ky lajm nuk është i vërtetë”, ka thënë Jetlir Zyberaj nga AKR’ja

Sot gjatë ditës në disa media është raportuar se AKR’ja përveç që hyn në qeveri, tashmë edhe ministria e cila do t’i takonte është caktuar.

Pas lajmit për aktakuzat nga Specialja dhe zhvillimet me dialogun në Kosovë ishte folur mundësia e një qeverie të unitetit ku do të bashkoheshin edhe PDK’ja e AKR.

Deri më tani dy partitë kanë mohuar këto raportime duke bërë të ditur se nuk kanë plane që t’i bashkohen koalicionit qeverisës.

Të ngjashme